Kaymakçi: Kriza e koronavirusit ka afruar Turqinë dhe BE-në

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i Departamentit të Çështjeve të BE-së, ambasadori Faruk Kajmakçë (Kaymakçı) tha se lloji i ri të koronavirusit (Covid-19) ka rritur edhe më shumë kontaktin ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

1422292
Kaymakçi: Kriza e koronavirusit ka afruar Turqinë dhe BE-në

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i Departamentit të Çështjeve të BE-së, ambasadori Faruk Kajmakçë (Kaymakçı) tha se lloji i ri të koronavirusit (Covid-19) ka rritur edhe më shumë kontaktin ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian.  

Kajmakçë dhe Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian për Turqinë, Christian Berger bënë vlerësime në lidhje me marrëdhëniet Turqi-Be në një transmetim të drejtpërdrejtë në median sociale.

Ambasadori turk tha se marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian janë më shumë se sa bashkëpunimi në fushën e emigrimit.  

“Procesi i anëtarësimit përbën boshtin e marrëdhënieve tona me BE-së. Ndërkaq ne presim edhe përditësimin e Unionit Doganor. Gjithashtu kërkojmë avancim në çështjen e liberalizimit të vizave”, tha Kajmakçë.

Duke bërë të ditur se Covid-19 ka rritur edhe më shumë kontaktin ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian, ai bëri të ditur se ballë për ballë krizës së epidemisë është kuptuar edhe një herë rëndësia e Turqisë në Evropë.

“Është kuptuar rëndësia e Turqisë si nga aspekti i kapacitetit mjekësor, ashtu edhe nga aspekti i kapacitetit logjistik të vendit tonë. Turqia ndihmoi disa vende të BE-së dhe kandidate për anëtarësim në Union me pajisje mjekësore. Kriza e Covid-19 ka afruar edhe më shumë Turqinë me BE-në. Krahas kësaj Turqia tregoi se çfarë mund të bëjë në gjendje krize”, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i Departamentit të Çështjeve të BE-së, ambasadori Faruk Kajmakçë.    

Edhe Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian për Turqinë, Christian Berger tha se për bashkëpunimin me Turqinë do të ndjehet nevoja edhe pas epidemisë.

 


Lajme të ngjashme