Turqia mesazh ngushëllimi Pakistanit për aksidentin ajror në Karaçi

Turqia i dërgoi të premten Pakistanit një mesazh ngushëllimi për aksidentin ajror në afërsi të Karaçit.

1422061
Turqia mesazh ngushëllimi Pakistanit për aksidentin ajror në Karaçi

“Kemi mësuar me hidhërim të thellë lajmi se një avion i Linjave Ajrore Ndërkombëtare të Pakistanit (PIA) është rrëzuar në një zonë të banuar afër Aeroportit Ndërkombëtar “Jinnah” të Karaçit duke shkaktuar vdekjen shumë njerëzve. Ne i lutemi Allahut që të mëshirojë viktimat e këtij aksidenti tragjik dhe i përcjellim ngushëllimet tona qeverisë miqësore e popullit vëllazëror të Pakistanit”, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë përmes një komunikate nga uebfaqja e saj zyrtare.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, publikoi gjithashtu një mesazh ngushëllimi për Pakistanin.

“Ne jemi thellësisht të trishtuar nga rrëzimi i aeroplanit afër aeroportit të Karaçit në Pakistanin vëllazëror. Mëshira e Allahut qoftë mbi ata që humbën jetën në aksident. Ngushëllime për vëllezërit dhe motrat tona pakistaneze. Dhimbja e Pakistanit miqësor e vëllazëror është edhe e jona”, shkroi Çavusoglu në rrjetin social “Twitte” duke etiketuar homologun e tij pakistanez, Makhdoom Shah Mahmood Qureshi.



Lajme të ngjashme