Situata e koronavirusit në Turqi (22 maj), shkon në 166 mijë e 111 numri i të shëruarve

Suksesin që ka arritur në luftën me koronavirusin e ri (Covid-19) Turqia e vazhdon duke shënuar rënie në numrin e vdekjeve dhe rasteve të reja.

1422091
Situata e koronavirusit në Turqi (22 maj), shkon në 166 mijë e 111 numri i të shëruarve

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 27 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 4.276.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 154.500, pasi 952 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 116.111 pacientësh, nga të cilët 1.121 nga e enjtja në të premten, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 800 pacientë po trajtohen nën kujdes intensiv dhe 401 prej tyre janë intubuar.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 37.507 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani ka arritur në 1.767.495”, sqaroi ajo.

Sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës koronavirusi i ri ka shkaktuar deri më tani në mbarë botën më shumë se 335.418 vdekje dhe të infektuar mbi 5,1 milionë njerëz, ndërkohë që pacientët e shëruar janë të paktën 1 milion e 985 mijë.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme