Bisedë telefonike Kalin-O'Brien; në fokus solidariteti i NATO-s, Siria, Libia dhe COVID-19

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin, realizoi të premten një bisedë telefonike me këshilltarin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Robert O'Brien.

1421931
Bisedë telefonike Kalin-O'Brien; në fokus solidariteti i NATO-s, Siria, Libia dhe COVID-19

 

Siç bëjnë të ditur burimet presidenciale turke, Kalin dhe O'Brien diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) solidaritetin e NATO-s, zhvillimet në Siri e Libi, si dhe për çështjet rajonale me interes të përbashkët.

Gjatë bisedës u theksua gjithashtu nevoja për të mbështetur qeverinë legjitime libiane të njohur nga Kombet e Bashkuar dhe për t'u dhënë fund aktiviteteve e sulmeve të paligjshme të puçistit Khalifa Haftar.

Ata gjithashtu ranë dakord se duhet të bëhen më shumë përpjekje për zgjidhjen e krizës siriane dhe luftën kundër të gjitha llojeve të terrorizmit.

Kalin dhe O’Brien theksuan edhe rëndësinë e solidaritetit ndërmjet anëtarëve të NATO-s në këto ditë kritike plot sfida.



Lajme të ngjashme