Erdogan drejtoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Mbledhja pati në fokus zhvillimet rajonale që interesojnë nga afër sigurinë e Turqisë, veçanërisht situata në Siri, Irak dhe Libi.

1420965
Erdogan drejtoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Këshilli i Sigurisë Kombëtare mbajti të mërkurën mbledhjen e radhës nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Siç njofton Departamenti i Komunikimeve të Presidencës mbledhja është realizuar në rezidencën Huber në Stamboll dhe ka zgjatur 3 orë.

Në mbledhje u trajtuan hollësisht zhvillimet rajonale që interesojnë nga afër sigurinë e Turqisë, veçanërisht situata në Siri, Irak dhe Libi.



Lajme të ngjashme