Indeksi i besimit të konsumatorit në Turqi shënon përmirësim në maj 2020

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK/TurkStat) njoftoi të mërkurën se besimi i konsumatorit në ekonominë turke ka shënuar përmirësim këtë muaj.

1420671
Indeksi i besimit të konsumatorit në Turqi shënon përmirësim në maj 2020

TurkStat-i theksoi se indeksi i besimit të konsumatorit arriti në 59,5 pikë përqindje në maj, një rritje me 8,5% nga prilli, kur treguesi në fjalë ishte 54,9 pikë përqindje.

Vlera e indeksit llogaritet bashkërisht nga TurkStat-i dhe Banka Qendrore e Turqisë përmes matjes së tendencave të konsumatorit.

Të gjithë nënindekset regjistruar rritje duke kontribuuar pozitivisht në përmirësimin e zërit kryesor.

Duke ndjekur tendencën e konsumatorëve për të kursyer para gjatë 12 muajve të ardhshëm, probabiliteti i indeksit të kursimit shënoi rritjen më të madhe, 18% krahasuar me muajin e kaluar, duke arritur në 21,7 pikë përqindje në maj.

Indeksi i parashikimeve për situatën e përgjithshme ekonomike u rrit me 9,5% duke shkruar në 81,8 pikë përqindje gjatë së njëjtës periudhë. Kjo tregon se numri i konsumatorëve që presin një situatë më të mirë ekonomike të përgjithshme në 12 muajt e ardhshëm, ka shënuar rritje në krahasim me muajin e kaluar.

Kurse indeksi i parashikimeve për situatën ekonomike familjare u rrit me 9,3% në bazë mujore duke arritur në 79,2 pikë përqindje në maj. Kjo sugjeron se më shumë njerëz presin një situatë më të mirë financiare në vitin e ardhshëm.

Indeksi i pritjeve për numrin e njerëzve të papunë, një vlerësim i ndjenjës mbi shëndetin e tregut të punës, pati një përmirësim të lehtë me 2,9% duke arritur në 55,3 pikë përqindje këtë muaj.

Vlerësimet dhe pritjet e konsumatorëve në gati 20 kategori ekonomike dhe financiare maten në anketat mujore të tendencave.



Lajme të ngjashme