Sinirlioglu: Regjimi sirian nuk duhet lejuar që ta shohë armëpushimin si mundësi për rimëkëmbje

Edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara Feridun Sinirliollu në fjalimin e mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tha se pavarësisht shkeljeve të jetuara herë pas here në Idlib, armëpushimi përgjithësisht respektohet.

1419770
Sinirlioglu: Regjimi sirian nuk duhet lejuar që ta shohë armëpushimin si mundësi për rimëkëmbje

Përfaqësuesi Special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Geir O. Pedersen bëri thirrje për dialog ruso-amerikan për zgjidhjen e krizës së Sirisë. 

Pedersen informoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së me anë të videokonferencës dhe bëri të ditur se në veriperëndim të Sirisë, falë një marrëveshjes së arritur në muajin mars midis Rusisë dhe Turqisë, Idlibi tani është i qetë dhe tha se ai shpreson për vazhdimin e kësaj situate.

Përfaqësuesi Special theksoi se kriza e Sirisë nuk mund të zgjidhet me një kushtetutë të re, por punimet serioze të Komitetit Kushtetues do të ndërtojnë klimën e besimit dhe do të kontribuojnë në procesin politik.

Ai bëri të ditur se Turqia dhe Irani luajnë një rol kyç në zgjidhjen e krizës në Siri.

Edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara (OKB) Feridun Sinirliollu (Sinirlioğlu) në fjalimin e mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tha se pavarësisht shkeljeve të jetuara herë pas here, armëpushimi përgjithësisht respektohet.

“Turqia vazhdon përpjekjet e saj për të siguruar stabilitetin në terren. Që nga 15 marsi e deri më sot vazhdojnë patrullimet e përbashkëta me Rusinë në autostradën M4. Mbi 140 mijë sirianë të zhvendosur brenda vendit janë kthyer në shtëpitë e tyre', tha ai.

Sinirliollu theksoi se kanë dëshmuar që regjimi bën stok të vazhdueshëm ushtarak në Idlib dhe kjo do të përbëjë rrezik për jetën e miliona sirianëve, shumica gra e fëmijë.

“Ne nuk mund ta lëmë regjimin ta shohë armëpushimin si një mundësi për tu rimëkëmbur për sulmin e ardhshëm," tha Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara (OKB) Feridun Sinirliollu.  

 


Lajme të ngjashme