Çavusoglu: 535 nënshtetas turq kanë humbur jetën jashtë shtetit prej koronavirusit

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se deri më tani 535 nënshtetas turq kanë humbur jetën jashtë shtetit si pasojë e epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).

1419715

Ai bëri deklarata për një kanal televiziv në rrethin e Antalias.

Ministri Çavusoglu tërhoqi vëmendjen se Turqia është një vend i fuqishëm dhe shtoi: “Në botë, 135 vende na kërkuan pajisje mjekësore. Disa i kërkuan në formë ndihme, disa kërkuan t’i blejnë. Edhe pse pjesërisht siguruam pajisje mjekësore për 81 vende. Tani jemi duke punuar për të mundësuar ndihmë për vendet e tjera”.

Ai tha se jashtë shtetit kanë humbur jetën edhe nënshtetasi turq si pasojë e epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).

“Deri më tani 535 nënshtetas turq kanë humbur jetën jashtë shtetit. Kemi sjellë në vend 438 prej xhenazeve”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu.   

Lajme të ngjashme