Presidenti Erdogan u uron bajramin ushtarëve në bazën ushtarake në malin Namaz

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan duke zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Brendshme, Sylejman Sojlu, i cili ishte në një iftar me ushtarët në bazën në malin Namaz, u uroi Bajramin ushtarëve dhe familjeve të tyre.

1418780
Presidenti Erdogan u uron bajramin ushtarëve në bazën ushtarake në malin Namaz

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) duke zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Brendshme, Sylejman Sojlu (Süleyman Soylu), i cili ishte në një iftar me ushtarët në bazën në malin Namaz, u uroi Bajramin ushtarëve dhe familjeve të tyre.  

Në kuadër të takimeve në rrethin Shërnak (Şırnak), ministri Sojlu së bashku me zëvendësministrin Mehmet Ersoj (Ersoy), Komandantin e Përgjithshëm të Xhandarmërisë, Arif Çetin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Mehmet Aktash (Aktaş) shkoi në bazën ushtarake në malin Namaz.   

Këtu ai u prit nga Komandi i Brigadës së Xhandarmërisë së Çakërsëyt (Çakırsöğüt), Gjeneral Brigade Alper Sër (Sır). Soylu vizitoi ushtarët dhe bisedoi me ta.  

Ministri Sojlu dhe bashkëshoqëruesit e tij bënë iftar me ushtarët.

Ministri Sylejman Sojlu zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Erdoan dhe e informoi atë mbi kontaktet.

Duke iu drejtuar ushtarëve nga telefoni i ministrit Sojlu, Erdoan u uroi ushtarëve muajin dhe Bajramin e Ramazanit.   

 


Lajme të ngjashme