Ministri Kasapoglu vizitoi Mauzoleun e Atatrkut me rastin e Javës së Rinisë

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoglu, vizitoi Mauzoleun e Ataturkut në Ankara me rastin e fillimit të Javës së Evokimit të Ataturkut, Festës së Rinisë dhe Sportit dhe Javës së Rinisë.

1418022
Ministri Kasapoglu vizitoi Mauzoleun e Atatrkut me rastin e Javës së Rinisë

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoglu, vizitoi “Anıtkabir” (mauzole) – vendi ku prehet përjetësisht themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk - në kuadër të Javës së Evokimit të Ataturkut, Festës së Rinisë dhe Sportit dhe Javës së Rinisë.

Pasi marshoi në “Rrugën e Luanëve” delegacioni i udhëhequr nga ministri Kasapoğlu vendosi kurorë me lule dhe bëri homazhe para mauzoleut të Ataturkut. Më pas delegacioni mbajti 1 minutë heshtje dhe u ekzekutua Himni Kombëtar.

Pas ceremonisë së këtushme ministri Kasapoglu kaloi në Kullën e Paktit Kombëtar, ku në Librin e Shënimeve që ndodhet këtu shkroi:

I shtrenjti Ataturk; sot, në ditën kur ka nisur Java e Rinisë, ne kemi ardhur këtu para Jush duke përfaqësuar të gjithë rininë, zemra e të cilës rreh sot në katër qoshet e atdheut tonë. Brezat e rinj, të cilëve Ju u besuat të ardhmen e vendit tonë, mbrojnë me besnikëri republikën, demokracinë dhe shtetin tonë të së drejtës. Sot, ne kemi sistemin demokratik më prestigjioz në botë. Me drejtësinë dhe mëshirën e saj, Turqia vazhdon të jetë një model për botën. Në këto ditë të vështira të pandemisë, ne u ndihmojmë të gjitha kombeve të prekura dhe të shtypura. Ne do të mbrojmë deri në frymën tonë të fundit amanetin që na keni lënë Ju dhe të gjithë heronjtë, që sakrifikuan jetën e tyre për pavarësinë e vendit. Prehuni në paqe”.

Në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (Covid-19) gjatë kësaj vizite në mauzole u respektua rregulli i distancës sociale.



Lajme të ngjashme