Turqia vazhdon me vendosmëri operacionet antiterroriste matanë kufirit

Me anë të një operacioni ajror të kryer në kuadër të luftës kundër terrorizmit që po zhvillohen matanë kufirit në zonën Hakurk në veri të Irakut janë neutralizuar 4 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

1416284

Në njoftimin e bërë në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, thuhej se 4 terroristë të PKK-së u zbuluan me anë të elementëve të zbulimit dhe mbikëqyrjes në rajonet Hakurk dhe Metina në veri të Irakut.

Bëhet e ditur se terroristët u neutralizuan me anë të operacioneve ajrore të kryera në këtë zonë.

Në mes të tjerash Ministria në njoftimin e saj bën të ditur se operacionet kundër organizatës separatiste terroriste PKK po vazhdojnë me vendosmëri.

Lajme të ngjashme