Çavusoglu: Numri i qytetarëve turq që humbën jetën jashtë vendit u rrit në 507

“Jashtë vendit jetojnë afërsisht 7 milionë qytetarë turq. Deri më sot nga Covid-19 kanë humbur jetën 507 qytetarë turq”, bëri të ditur ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu.

1415903
Çavusoglu: Numri i qytetarëve turq që humbën jetën jashtë vendit u rrit në 507

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu deklaroi se numri i qytetarëve turq që jetojnë jashtë vendit e që humbën jetën nga epidemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) u rrit në 507. 

Ministri Çavusoglu iu përgjigj pyetjeve në një kanal televiziv privat.  

Ministri Çavusoglu, në një pyetje në lidhje me riatdhesimin për shkak të epidemisë së Covid-19 dhe gjendjes së qytetarëve turq jashtë vendit tha: “Jashtë vendit jetojnë afërsisht 7 milionë qytetarë turq. Deri më sot nga Covid-19 kanë humbur jetën 507 qytetarë turq”.  

Duke e bërë të ditur se afro 500 qytetarë turq që janë trajtuar për Covid-19 jashtë vendit në spitale në vende të ndryshme, Çavusoglu tha se misionet diplomatike turke jashtë vendit janë të interesuar vazhdimisht për qytetarët që trajtohen jashtë vendit. 

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu tha se vazhdon edhe procesi i riatdhesimit të qytetarëve turq që dëshirojnë të kthehen në vend, ndërsa shtoi se deri më sot janë riatdhesuar mbi 65 mijë shtetas turq nga 110 vende të botës. 

Çavusoglu deklaroi se Turqia jo vetëm që plotëson nevojat e saj, por gjithashtu mbështetë edhe vendet e tjera, ndërsa tha se “Është përmbushur një pjesë e konsiderueshme e kërkesave të 79 vendeve". 

“Deri më sot nuk kemi kërkuar ndihmë prej asnjë vendi dhe nuk kemi patur nevojë”, bëri të ditur Çavusoglu.  

 


Lajme të ngjashme