Erdogani i dërgoi homologut Putin një mesazh urimi me rastin e Ditës së Fitores së Rusisë

Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i dërgoi Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin një mesazh urimi me rastin e 9 Majit, Ditës së Fitores së Rusisë.

1414034

“I nderuar Kryetar i Shtetit, miku im i vyer uroj me sinqeritet 75 vjetorin e 9 Majit, Ditës së Fitores së Rusisë. Kjo ditë, që është përvjetori i një prej ditëve që përcaktoi fundin e Luftës II Botërore, që solli dhimbje të mëdha për njerëzimin dhe shkaktoi vdekjen e miliona njerëzve, përfshi qytetarët e Bashkimit Sovjetik, ndihmon për të kujtuar në mënyrën më spikatëse vlerën e paqes ndërkombëtare. Duke përfituar nga ky rast dua të theksoj edhe një herë rëndësinë e përpjekjeve e kohëve të fundit të Turqisë dhe Rusisë për mbrojtur veçanërisht paqen dhe stabilitetin rajonal”, shkruhet në mesazhin e postuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës.

“Me këtë rast shpreh ndjenjat e solidaritetit të popullit turk në luftën kundër epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), që ka ndikuar negativisht tërë njerëzimin dhe ripërsëris urimet për shtetin dhe popullin rus”, shkruhet në mesazhin e Presidentit Erdoan.   

Lajme të ngjashme