Siri – Përfundoi Patrullimi i 9-të i Përbashkët Tokësor turko-rus në Idlib

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi të enjten se trupat turke dhe ruse implementuan Patrullimin e 9-të të Përbashkët Tokësor në autostradën M4 në rajonin e Idlibit në veriperëndim të Sirisë.

1412756
Siri – Përfundoi Patrullimi i 9-të i Përbashkët Tokësor turko-rus në Idlib

“Në kuadër të Marrëveshjes/Protokollit Turqi-Federata Ruse, në Autostradën M4 të Idlibit u zhvillua Patrullimi 9-të i Kombinuar Turko-Rus me pjesëmarrjen e elementeve tokësore dhe ajrore”, shkruan Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) të Turqisë në një komunikatë të publikuar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me patrullimin e përbashkët.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin në takimin e 5 marsit në Moskë kishin arritur një marrëveshje lidhur me zgjidhjen e krizës në Idlib.

Turqia me Rusinë kishin rënë dakord për të ndërprerë nga 6 marsi të gjithë aktivitetin ushtarak përgjatë vijës së kontaktit në Zonën e Çtensionimit të Idlibit. Gjithashtu të dyja vendet ishin pajtuar për krijimin e një korridori të sigurt me gjerësi 12 km (6 km në veri dhe 6 km në jug të autostradës M4) dhe për të bërë patrullime të përbashkëta në një pjesë të autostradës M4.

 


Lajme të ngjashme