YTB vazhdon të ndihmojë qytetarët turq jashtë vendit

Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) ofroi mbështetje financiare për studentët turq që humbën punën në Australi.

1412092
YTB vazhdon të ndihmojë qytetarët turq jashtë vendit

Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) ofroi mbështetje financiare për studentët turq që humbën punën në Australi për shkak të kufizimeve në kuadër të luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

YTB pranoi aplikacionin e bërë nga Shoqata Turke Moreland në "Programin e Mbështetjes dhe Bashkëpunimit kundër Covid-19 në Diasporë" për të ndihmuar studentët turq që vazhdojnë studimet duke punuar në Australi, por mbetën papunë për shkak të mbylljes së vendeve të tyre të punës në kuadër të masave kundër Covid-19.

Në këtë kontekst, YTB-ja siguroi 100 dollarë për pazar dhe ndihmë për qira për 100 studentë në Melburn përmes shoqatës.

Nga ana tjetër, YTB-ja siguroi mbështetje ushqimore për projektin e ndihmës "Dollapi i Bamirësisë" të organizuar nga qytetarë turq në Gjermani për muajin e Ramazanit.

Sipas deklaratës me shkrim të lëshuar nga YTB, në kuadër të " Programin e Mbështetjes dhe Bashkëpunimit kundër Covid-19 në Diasporë", 3 ton ndihma ushqimore iu dha projektit " Dollapi i Bamirësisë" në qytetin Kirchheim unter Teck në landin Baden-Württemberg.

Projektit të ndihmës të organizuar nga shoqata e xhamisë “Sulltan Ahmet” e Unionit Turko-Islam për Çështje Fetare (DITIB) iu dhuruan artikujt themelorë të ushqimit si vaji, mielli dhe makaronat.

 


Lajme të ngjashme