Koronavirusi në Turqi (5 maj) – 59 vdekur dhe 5.119 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën në mbrëmje se 59 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 3.520.

1411449
Koronavirusi në Turqi (5 maj) – 59 vdekur dhe 5.119 të shëruar në 24 orët e fundit

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusit është rritur në 129.491, pasi 1.832 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 73.285 pacientësh, nga të cilët 5.119 nga e hëna në të martë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.338 pacientë po trajtohen nën kujdes intensiv dhe 707 prej tyre janë intubuar.

“Gjithashtu janë kryer 33.283 teste në 24 orët e kaluara dhe numri total i testeve të kryera deri më tani ka arritur në 1.204.421”, sqaroi ajo.

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës më 12 dhjetor 2019, pandemia globale COVID-19 është përhapur në 210 vende dhe territore, sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Statistikat e këtij universiteti tregojnë se koronavirusi i ri ka shkaktuar në mbarë botën më shumë se 253.729 vdekje dhe ka infektuar mbi 3.676.981 njerëz, ndërkohë që pacientët e shëruar janë të paktën 1.211.360 deri më sot.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme