YTB-ja filloi programin e mbështetjes së qytetarëve turq jashtë vendit

Me mbështetjen e YTB-së në kuadër të luftës kundër epidemisë së Covid-19 në Strasburg të Francës u hapë një punëtori për prodhimin e maskave dhe veshjeve mbrojtëse.

1410501
YTB-ja filloi programin e mbështetjes së qytetarëve turq jashtë vendit

Me mbështetjen e Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) në kuadër të luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në Strasburg të Francës u hapë një punëtori për prodhimin e maskave dhe veshjeve mbrojtëse.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga YTB-ja thuhet se në kuadër të “Programit të Mbështetjes dhe Bashkëpunimit kundër Covid-19 në Diasporë” në Strasburg të Francës filloi një bashkëpunim me Unionin Turko-Islam për Çështje Fetare (DITIB) dhe me shoqatën e xhamisë Yunus Emre.

Sipas kësaj në punëtorinë e hapur me mbështetjen e YTB-së dega e grave e shoqatës filloi me qepjen e maskave dhe të veshjeve mbrojtëse. 2 mijë maska dhe 100 veshje mbrojtëse të destinuara për t'u prodhuar në punëtori në fazë të parë do të shpërndahen për ata në nevojë, veçanërisht për qytetarët turq, spitalet, azilet e pleqve.

Sipas nevojës në rajon, është planifikuar të rritet kapaciteti i prodhimit.

Me anë të programit të filluar nga YTB-ja do të plotësohen nevojat e familjeve që nuk kanë qasje në materiale higjienike dhe ushqimore për shkak të epidemisë përmes qytetarëve që jetojnë jashtë dhe organizatave joqeveritare turke.

Në kuadër të programit vizitohen edhe punonjësit e shëndetësisë që punojnë jashtë orarit për shkak të epidemisë, për t’iu dhënë moral dhe dhurata të ndryshme.

 


Lajme të ngjashme