Turqia evakuoi marinarët grekë të bllokuar në Xhibuti

Me ndihmën e ambasadës së saj në Xhibuti, Turqia solli të dielën me një avion evakuimi të shoqërisë “Turkish Airlines” tre marinarë grekë që kishin mbetur të bllokuar në Xhibuti.

1405930

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, tre marinarët grekë 68, 71 dhe 77 vjeç, që u evakuuan me kërkesë zyrtare të autoriteteve greke, falënderuan qeverinë dhe ambasadën turke për ndihmën.

Pasi zbritën nga aeroplani marinarët e evakuuar u transferuan në vendkalimin kufitar Ipsala në Edirne me një automjet të ambasadës Greke në Ankara.

Lajme të ngjashme