Erdogan: Ky shtet është i dashuruar me popullin e tij

Presidenti Erdogan bisedoi në telefon me vajzën e shtetasit turk të riatdhesuar në Turqi nga Suedia.

1405809
Erdogan: Ky shtet është i dashuruar me popullin e tij

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Leyla Guleske, vajzën e Emrullah Gulesken, i cili u soll dje në Turqi me avionin ambulancë nga Suedia.

“Zhvillova një bisedë telefonike me zonjushën Leyla, të bijën e Zt. Emrullah, i cili u soll në Turqi me avionin ambulancë nga Suedia. Falënderoj Allahun që na mundësoi të jemi pjesë e gëzimit që ajo përjetoi. Ky shtet është i dashuruar me popullin e tij. Edhe sikur i dashuri të jetë në kurbet ai kurrë nuk do të lihet vetë”, deklaroi Erdogan në llogarinë e tij në Twitter.

Presidenti në llogarinë e tij postoi edhe videon nga biseda telefonike që zhvilloi me Leyla Gulesken.

Pasi e pyeti atë për shëndet në fillim të bisedës, Presidenti Erdogan tha: “Babai i juaj ka mbërritur në Turqi. Pas kësaj ai do të jetë nën mbikëqyrje të afërt. Tani është në duart e sigurta, Turqia me arritjet në shëndetësi është njëra prej vendeve të pakta në botë. Mos u brengosni. Ne do të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme nga aspekti mjekësor dhe do ta monitorojmë nga afër këtë proces”.

Ndërkaq Leyla Gulesken shprehu besimin dhe falënderimet ndaj Presidenti Erdogan dhe Turqisë.

 


Lajme të ngjashme