Çavusoglu: Vitin e kaluar sollëm 76 pacientë turq me avion ambulancë nga jashtë shtetit

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavusoglu deklaroi se vitin e kaluar 76 nënshtetas turq, të cilët ishin sëmurë jashtë shtetit, u sollën me avion ambulancë në Turqi.

1405921
Çavusoglu: Vitin e kaluar sollëm 76 pacientë turq me avion ambulancë nga jashtë shtetit

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu deklaroi se vitin e kaluar 76 nënshtetas turq, të cilët ishin sëmurë jashtë shtetit, u sollën me avion ambulancë në Turqi.  

Ministri Çavusoglu bëri një deklaratë nëpërmjet medias sociale “Twitter” në lidhje me numrin e qytetarëve turq të sjellë në Turqi nga jashtë shtetit për shkak të shëndetit.

“Në vitin 2018 u sollën me avion ambulancë 84 qytetarë turq që ishin të sëmurë jashtë vendit dhe në mënyrë të njëjtë 76 qytetarë u sollën në vendin tonë në vitin 2019. Vëllai ynë Emrullah (Gulusken), mirëserdhe në atdhe. Ne nuk i kemi lënë dhe nuk do t’i lëmë vetëm qytetarët tanë, kudo që ata të jenë" tha Mevlut Cavusoglu në Twitter.

Vajzat e 47-vjeçarit Emrullah Gulusken, Samira dhe Leyla Gulusken, kishin bërë thirrje nëpërmjet medias sociale për ndihmë pasi babi i tyre në qytetin Malmo të Suedisë, i cili krahas rezultatit pozitiv për koronavirus, nuk u mor për kurim, u dërgua në shtëpi.

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë Fahrettin Koca, pas thirrjes për ndihmë dhe pamjeve të postuara u vu në veprim dhe dha direktivën për të dërguar një avion ambulancë për të sjellë në Turqi pacientin në fjalë.

Avioni ambulancë që transportonte Emrullah Gulusken dhe fëmijët e tij erdhi në Turqi në orën 13.30 (me orën lokale) dhe u ul në aeroportin “Esenboga” të Ankarasë, pas kontrollit mjekësorë ata u dërguan në Spitalin e Qytetit me ambulancën që i priste.

Ministri Çavusoglu postimin e tij në “Twitter” e shoqëroi me etiketën "ÜlkemleGururDuyuyorum", që do të thotë jam krenar për vendin tim.    

 


Lajme të ngjashme