YTB bashkëpunon me qytetarët turq jashtë vendit për ndihma në kuadër të luftës kundër Covid-19

Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) në kuadër të “Programit të Mbështetjes dhe Bashkëpunimit kundër Covid-19 në Diasporë” bashkëpunon me qytetarë turq që jetojnë jashtë dhe organizata joqeveritare të formuar prej tyre.

1405517
YTB bashkëpunon me qytetarët turq jashtë vendit për ndihma në kuadër të luftës kundër Covid-19

Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) në kuadër të “Programit të Mbështetjes dhe Bashkëpunimit kundër Covid-19 në Diasporë” në bashkëpunim me qytetarë që jetojnë jashtë dhe organizata joqeveritare të formuar prej tyre, po punon në fusha të ndryshme si ajo e prodhimit të maskave dhe rrobave mbrojtëse.

Sipas deklaratës së bërë nga YTB-ja kryesia mbështet aktivitete vullnetare dhe fushata kundër epidemisë të zhvilluara nga qytetarë jashtë vendit në vendet ku ata jetojnë.

Në këtë kontekst, ndërsa ndihmat u shpërndahen atyre që kanë nevojë, maskat dhe rrobat mbrojtëse të prodhuara nga organizatat joqeveritare turke u dhurohen spitaleve në vendet përkatëse.

Në kuadër të programit të mbështetjes të iniciuar nga YTB, vullnetarët e shoqatës Colmar të Bashkësisë Islame Turke për Çështje Fetare (DITIB), që vepron në Francë, duke i kushtuar vëmendje distancës sociale vazhdojnë të prodhojnë maska dhe rroba mbrojtëse për stafin në spitalet përreth. Grupi i parë i maskave dhe rrobave mbrojtëse që përfunduan do t'i dhurohen spitalit Mulhouse.

Në kuadër të punimeve që zhvillon shoqata Colmar e DITIB-it gjithashtu ofrohen shërbime të ndryshme për policinë vendore dhe zjarrfikësit që punojnë intensivisht në rajon për shkak të shtëpive të pleqve dhe epidemisë.

Sipas informacionit të marrë nga YTB, në këtë kuadër, iu ofruan pije freskuese për të moshuarit në Shtëpinë e Infermierëve Les Proximelles në Bergheim, ndërsa policisë dhe zjarrfikësve me detyrë në rajon u shpërndanë pizza.

 


Lajme të ngjashme