Mesazhi i Presidentit Erdogan me rastin e 105-vjetorit të Betejave Tokësore të Çanakkalasë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se qëllimi i kombit turk përgjatë gjithë historisë ka qenë mbrojtja e pavarësisë dhe vendosja e paqes.

1405311
Mesazhi i Presidentit Erdogan me rastin e 105-vjetorit të Betejave Tokësore të Çanakkalasë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se qëllimi i kombit turk përgjatë gjithë historisë ka qenë mbrojtja e pavarësisë dhe vendosja e paqes.

Sipas deklaratës së bërë nga Departamenti i Komunikimeve të Presidencës publikoi një mesazh me rastin e 105-vjetorit të Betejave Tokësore të Çanakkalasë.

Në mesazhin e tij me rastin e 105-vjetorit të Betejave Tokësore të Çanakkalasë, Erdoan shprehu me mirënjohje heroizmin dhe sakrificën e ushtarëve që mbrojtën atdheun dhe flamurin dhe përkujtoi me nderim dëshmorët dhe veteranët që kanë shkuar në përjetësi.

“Për kombin tonë ‘fryma e Çanakkalasë’ do të thotë përballje me sakrificë edhe në kushtet më të vështira kundër nismës për pushtim, përpjekje për pavarësi, besim në sukses dhe ecje drejt objektives me bashkim e unitet”, u shpreh Presidenti Erdoan duke nënvizuar se kombi që ka jetuar i lirë që prej kohërave të lashta, nuk ka lejuar asnjë rrethim të tij me luftë e sulme.  

“Përgjatë gjithë historisë qëllimi i kombit turk ka qenë mbrojtja e pavarësisë dhe vendosja e paqes. Pavarësisht të gjitha vështirësive dhe problemeve, ne jemi të vendosur të vazhdojmë përpjekjen tonë deri sa në vend të luftës, terrorit dhe dhunë të vendoset paqja, qetësia dhe vlerat njerëzore. Me rastin e 105-vjetorit të Betejave Tokësore të Çanakkalasë ripërsërisim thirrjen për paqe në tërë botën. Ndërkohë që punojmë që të mos jetohen luftëra të tjera dhe mbisundimin e paqes, presim që edhe brezat e ardhshëm t’i dalin për zot mesazheve që jep Çanakkalaja”, u shpreh kreu i qeverisë turke.

Presidenti Erdoan, me në krye Mustafa Kemal Ataturkun, përkujtoi me respekt të gjithë heronjtë që bënë një luftë të madhe në Çanakkala.



Lajme të ngjashme