Ushtria turke neutralizon 32 terroristë të PKK-së në Irak dhe Siri

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri me dije në 32 terroristë të PKK-së u neutralizuan të shtunën, 12 prej të cilëve në veri të Iraku dhe 20 në Siri.

1405119
Ushtria turke neutralizon 32 terroristë të PKK-së në Irak dhe Siri

Një ushtar turk ka rënë dëshmor dhe 3 të tjerë janë plagosur të shtunën si pasojë e zjarrit provokues me mortajë të organizatës separatiste terroriste PKK në Haftanin, zonë në veri të Irakut.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri me dije përmes një komunikate të shkruar se në operacionin e filluar pas sulmit terrorist me mortajë u zbuluan objektivat terroriste iu dha përgjigjja e nevojshme duke u rrahur me zjarr intensiv nga elementet e Forcave Ajrore dhe mjetet e tjera mbështetëse të zjarrit.

“Objektivat u shkatërruan dhe 12 anëtarë të organizatës separatiste terroriste u neutralizuan”, theksoi Ministria.

Kurse në një komunikatë të mëhershme gjatë ditës Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se 20 anëtarë të tjerë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG u neutralizuan teksa përpiqeshin të depërtonin në zonën e fushëveprimit të Operacionit “Burimi i Paqes” në Siri.



Lajme të ngjashme