Shërbimi sekret turk sjell në vend një terrorist shumë të kërkuar të PKK-së

Në kuadër të punimeve të koordinuara mes Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (MIT) dhe autoriteteve suedeze terroristi me pseudonimin “Zibo”, i ashtuquajturi përgjegjësi i organizatës separatiste terroriste PKK për rrethin Cizre, u soll në vend.

1403906

Terroristi, i cili u soll në Turqi në saje të punimeve të koordinuara me autoritete suedeze, organizatës terroriste iu bashkua në vitin 2004.

I angazhuar në aktivitete për të rekrutuar stafin rural të fraksionit sirian PYD/YPG të organizatës terroriste PKK, terroristi në fjalë në radhët e organizatës ishte i përfshirë edhe në përleshje të armatosura kundër forcave turke të sigurisë gjatë operacioneve të kryera në rrethin Cizre të Sirnakut në 2015-2016.

Pasi u plagos në këmbë dhe dorë terroristi u arratis në mënyrë të paligjshme jashtë vendit për kurim, ndërsa është dënuar me 15 vjet burg me akuza për anëtarësim në organizatë terroriste të armatosur, plaçkitje të armatosur, bërjen e propagandës së organizatës terroriste dhe për prishje të unitetit të vendit.

Edhe pse terroristi kërkoi azil në Suedi këtë vit, si rezultat i punës së koordinuar të MIT-it dhe autoriteteve suedeze, ai u soll në vend dhe u dorëzua në njësitë e policisë.

Lajme të ngjashme