Turqia reagon ndaj ministrit francez, Le Drian

Turqia reagoi ndaj fjalëve të Ministrit francez të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të Evropës, Jean-Yves Le Drian, që kishin në qendër Turqinë.

1403118
Turqia reagon ndaj ministrit francez, Le Drian

Turqia reagoi ndaj fjalëve të Ministrit francez të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të Evropës, Jean-Yves Le Drian, që kishin në qendër Turqinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy u prononcua në lidhje me deklaratën e Le Drian dhe tha: “Ndërkohë që Franca në ditët më të vështira nuk ka ndihura fqinjët evropianë, ndihmat e Turqisë si një mik në ditë të vështirë, kuptohet se kanë shkaktuar shqetësim në Francë”.  

Aksoy bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me një pyetje drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme duke iu referuar kritikave ndaj Turqisë të ministrit francez për çështje të tilla si Libia, Mesdheu Lindor, kriza e refugjatëve dhe prezenca e Turqisë në NATO.

“Në intervistën e tij për gazetën "Le Monde", ministri francez Jean-Yves Le Drian duke sulmuar Turqinë përpiqet të mbulojë situatën e dëshpëruar me të cilën përballet Franca për shkak të krizës së koronavirusit”, tha Aksoy.

Ai tërhoqi vëmendjen në qëndrimin e Francës që mbështet organizatat terroriste në Siri, nxit forcat jolegjitime të cilat luftojnë kundër regjimit legjitim në Libi, minon dinamikën e zgjidhjes së çështjes së ishullit (Qipro), injoron me këmbëngulje të drejtat e turqve qipriotë dhe përpiqet të zbatojë sanksione ndaj Turqisë, aleates së saj (në NATO).

Ai theksoi se Franca beson se rruga për zgjidhjen e vetme të krizës në Libi është me mënyra ushtarake dhe shtoi: “Duke mbështetur në kundërshtim me Rezolutën Nr. 2259 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Hafterin, i cili bombardon spitalet edhe gjatë këtyre ditëve të epidemisë,  që bllokon prodhimin e naftës, nga vijnë të ardhurat e vetme në Libi dhe që pret linjat e ujit, Franca po pengon dhënien fund të vuajtjeve të popullit të Libisë”.

“Këshilla jonë për Francën është që të përqendrohet kryesisht në kujdesin e shëndetit me në krye të popullit francez dhe evropian dhe të fokusohet në lehtësimin e ndikimit të tyre përballë epidemisë së Covid-19. Qeveria Franceze, duke u larguar nga ambicia e saj për konkurrencë, duhet të heqë dorë nga konsiderimi i Turqisë si një kërcënim për mirëqenien dhe sigurinë e Evropës”, shkroi Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy.

 


Lajme të ngjashme