Turqia riatdheson shtetasit e saj nga Kirgizia dhe Iraku

Turqia evakuoi nënshtetasit turq nga Kirgizia, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe ndalimqarkullimi gjatë periudhës kohore 20.00-08.00 për shkak të koronavirusit.

1402616

Në kuadër të riatdhesimit një avion i Linjave Ajrore Turke u dërgua në Kirgizi.

Treqind shtetas turq u sollën në Turqi me këtë avion.

Pasi u shfaq epidemia e koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) në Kinë dhe u përhap në rang global, rasti i parë i kësaj epidemie u evidentua në rajonin e Xhelalabadit në 18 mars.

Për të ndaluar përhapjen e koronavirusit ky vend mbylli kufijtë dhe anuloi fluturimet.  

Nga ana tjetër, 366 nënshtetas turq të sjellë në kuadër të riatdhesimit të koronavirusit nga kryeqyteti Bagdad i Irakut, u vendos në karantinë në konviktet në Diyarbakir dhe Batman.

Lajme të ngjashme