Anglia dërgoi në Turqi një avion për të marrë ndihma mjekësore

Avioni ushtarak transportues tip A400 i Forcave Ajrore Mbretërore Britanike erdhi në Stamboll për të marrë pajisjet shëndetësore.

1402763
Anglia dërgoi në Turqi një avion për të marrë ndihma mjekësore

Avioni ushtarak transportues tip A400 i Forcave Ajrore Mbretërore Britanike u nis drejtë Turqisë nga aeroporti në rajonin Brize Norton të Anglisë.

Avioni transportues erdhi në Stamboll për të marrë pajisjet shëndetësore.

Është vërejtur që avioni në fjalë ishte parkuar në afërsi të terminalit të mallrave në aeroport dhe priste për tu ngarkuar.

Pas marrjes së pajisjeve mjekësore avioni do të niset për në Angli.

Turqia edhe më herët ka dërguar dy herë në Angli me avion transportues të Forcave Ajrore ndihma në pajisje mjekësore.

 


Lajme të ngjashme