Sekuestrohen shumë armë dhe municione të terroristëve të PKK-së në Hakurk

Në një shpellë ku strehoheshin pjesëtarët e organizatës separatiste terroriste PKK në Hakurk, në veri të Irakut u sekuestruan shumë armë, municione dhe materiale jetese.

1400991

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëhet e ditur se vazhdojnë aktivitetet e kërkimit në rajonin Hakurk, që zhvillohen në kuadër të luftës kundër PKK-së.

Gjatë këtyre aktiviteteve u përcaktuan vendstrehime dhe shpella të tjera që përdoren nga organizata separatiste terroriste PKK.

Në shpellën qindra metra të gjatë dhe me 7-8 dhoma u gjetën shumë armë, municione dhe materiale jetese të terroristëve të PKK-së.

Materialet e sekuestruara u asgjësuan në vendngjarje.   

Lajme të ngjashme