Turqia fillon një operacion të madh riatdhesimi

Nënpresidenti Fuat Oktay dha një lajm të mirë për shtetasit turq që duan të kthehen në Turqi duke njoftuar fillimin e një operacioni të shkallës së gjerë sipas udhëzimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

1400219
Turqia fillon një operacion të madh riatdhesimi

Nënpresidenti Fuat Oktay dha një lajm të mirë për shtetasit turq që duan të kthehen në Turqi duke njoftuar fillimin e një operacioni në shkallë të gjerë sipas udhëzimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) për rreth 25.000 qytetarë turq në 59 vende në mënyrë që ata ta kalojnë në shtëpitë e tyre muajin dhe festën e Ramazanit.

Në një postim që ka bërë në llogarinë e tij në «Twitter» Oktay shkruan se në betejën me koronavirusin e ri (Covid-19) Turqia ndodhet pranë shtetasve të saj, pavarësisht se ku janë ata në botë.

Oktay njoftoi se deri më tani 25.000 qytetarë turq nga të katër anët e botës janë ribashkuar me familjet e tyre në këtë luftë të ashpër kundër epidemisë.

"Dhe tani kemi filluar një iniciativë të shkëlqyeshme me udhëzim të Presidentit Erdogan për sjellë në shtëpi afërsisht 25 mijë qytetarë turq në 59 vende para fillimit të muajit dhe festës së Ramazanit. Ne duam që qytetarët tanë të përqafohen me të dashurit e tyre”,- sqaroi nënpresidenti.

Duke theksuar se kombi turk është i vendosur dhe shteti është i fortë dhe këmbëngulës Oktay tha: "Ky komb do ta fitojë këtë luftë sfiduese duke qëndruar së bashku në vëllazëri dhe solidaritet, ashtu siç e ka treguar shumë herë me shembuj në histori".

 


Lajme të ngjashme