FAT neutralizuan 4 terroristë të PKK-së në Kandil të Irakut

Terroristët e PKK-së të zbuluar me elementë të kërkim-vëzhgimit në zonën Kandil në veri të Irakut u neutralizuan me anë të një operacioni ajror.

1398824
FAT neutralizuan 4 terroristë të PKK-së në Kandil të Irakut

Me anë të një operacioni ajror të kryer në zonën Kandil veri të Irakut janë neutralizuar 4 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Në komunikatën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se “4 terroristët të PKK-së të zbuluar me elementë të kërkim-vëzhgimit në zonën Kandil në veri të Irakut u neutralizuan me anë të një operacioni ajror”.

Në deklaratë në mes të tjerash thuhet se “Në kuadër të aktiviteteve të kërkimit që po zhvillohen në zonën Hakurk në veri të Irakut janë zbuluar dhe asgjësuar vendstrehimet dhe bunkerë të PKK-së, 3 kuti me municion për armë të mbrojtjes kundërajrore, 3 raketahedhës RPG-7, materiale për prodhimin e mjeteve shpërthyese të improvizuara, sasi e madhe nitrat amoni, 2 karikatorë, sasi e madhe e dokumentacionit të organizatës dhe pajisje për jetesë”.

 


Lajme të ngjashme