Turqia dërgon grupin e dytë me ndihma mjekësore në Angli

Turqia, me qëllimin e mbështetjes në luftën koronavirusit të tipit të ri (COVID-19), dërgoi grupin e dytë me ndihma mjekësore në Angli, një prej vendeve më të prekura nga epidemia.

1396410

Në postimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në “Twitter” bëhet e ditur se me direktivën e Presidentit, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Angli u dërgua grupi i dytë me ndihma mjekësore, që do të përdoren në luftën kundër koronavirusit.

Një avion ushtarake i Forcave Ajrore të Turqisë tip A400M, ngarkuar me ndihma mjekësore (kryesisht maska të llojit “N95” dhe pajisje/veshje mbrojtëse personale) u dërgua në Angli nga aeroporti ushtarak në Etimesgut të Ankarasë.

Mbi ndihmat e dërguara është shkruar në turqisht dhe anglisht një thënie e mendimtarit mistik të shekullit të 13-të, Mevlana Xhelaledin Rumit: “Pas momenteve dëshpëruese ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell.”.

Turqia edhe të premten dërgoi ndihma mjekësore nga Ankaraja për në Angli.

Lajme të ngjashme