Turqi – Testi për koronavirus i terroristit të kapur në Mus doli pozitiv

Testi për koronavirus i të ashtuquajturit përgjegjës i forcës lindore të organizatës separatiste terroriste për provincën e Erzurumit, Mahmut Okay, i cili u kap i plagosur nga forcat turke të sigurisë në nënprefekturën Varto të Musit, doli pozitiv.

1396475

Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Shëndetit Provincial Mus raportoi se testi i koronavirusit i Okay ishte pozitiv.

Pas kësaj, u vendos që të testohet për koronavirus edhe personi i ndaluar me akuzë për ndihmë dhe strehim të terroristit Oktay.

Mahmut Okay me pseudonimin “Hayri Mava”, i ashtuquajturi përgjegjës i forcës lindore të organizatës separatiste terroriste për provincën e Erzurumit, i cili kërkohej me listën portokalli të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ndaj të cilit u shpallë shpërblim prej 1 milionë lira turke, pas luftimit me forcat turke të sigurisë u kap i plagosur në nënprefekturën Varto të Musit së bashku me personin që e ndihmonte.

Lajme të ngjashme