Ushtria turke neutralizon me operacion ajror 2 terroristë në veri të Irakut

Dy terroristë pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, vendndodhja e të cilëve u përcaktua në zonën Haftanin në veri te Irakut, janë neutralizuar me operacion ajror, njofton Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

1395153
Ushtria turke neutralizon me operacion ajror 2 terroristë në veri të Irakut

“Dy terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, vendndodhja e të cilëve u përcaktua me anë të elementëve zbulues dhe vëzhgues, janë neutralizuar me operacion ajror në zonën Haftanin në veri të Irakut. Operacionet tona do të vazhdojnë pa ndërprerje”, njofton Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB). 

Nga ana tjetër sipas komunikatës nga Ministria e Punëve të Brendshme një automjet i dyshimtë është ndaluar të enjten në mbrëmje në një postbllok të xhandarmërisë në rrugën Varto-Karliova, nënprefektura Varto e Mushit në kuadër të operacioneve të brendshme të sigurisë.

Personat që gjendeshin në automjet hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë dhe si rrjedhojë e shkëmbimit të zjarrit u kap në gjendje të plagosur terroristi Mahmut Okay, i njohur me pseudonimin “Hayri Mava”, një person i shpallur në kërkim në kategorinë me ngjyrë të verdhë (të Ministrisë së Punëve të Brendshme), pseudopërgjegjës i forcës lindore të organizatës separatiste terroriste PKK në provincën Erzurum të Turqisë.

 


Lajme të ngjashme