Turqia përshëndet vendimin e Koalicionit Arab për armëpushim në Jemen

Turqia ka përshëndetur të enjten në mbrëmje vendimin e njëanshëm të forcave të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite për armëpushim në Jemen si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

1395196
Turqia përshëndet vendimin e Koalicionit Arab për armëpushim në Jemen

Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi përmes një komunikate të shkruar se Ankaraja mirëpret njoftimin e armëpushimit nga Koalicioni Arab i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili hyri në fuqi nga data 9 prill, në përgjigje të thirrjes së sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Jemen.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë armëpushimin dhe t'u shmangen të gjitha veprimeve që do të pengonin luftën kundër pandemisë COVID-19 në këtë periudhë të jashtëzakonshme, nëpër të cilën ne po kalojmë tani”, theksoi MPJ turke.

Forcat e Koalicionit Arab shpallën të enjten paradite një armëpushim 2-javor me efekt të menjëhershëm në Jemen për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.



Lajme të ngjashme