Koronavirusi – Turqia ndihma mjekësore edhe Mbretërisë së Bashkuar: Pas errësirës ka shumë diell

Një avion dërgesash ushtarake i Forcave Ajrore të Turqisë, ngarkuar me ndihma mjekësore kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), mbërriti të premten në kryeqytetin Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

1395362
Koronavirusi – Turqia ndihma mjekësore edhe Mbretërisë së Bashkuar: Pas errësirës ka shumë diell
Turquia.jpg
Türkiye'den Iingiltere'ye tıbbi yardım.jpg
Türkiye İngiltere Yardım.1.jpg

Materialet e ndihmave të përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë, kryesisht maska të llojit “N95” dhe pajisje/veshje mbrojtëse personale, u ngarkuan në një avion tip “A400M” dhe u nisën nga aeroporti ushtarak në Etimesgut të Ankarasë.

“Me direktivë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, një aeroplan i Forcave të Armatosura Turke që do të transportojë në Mbretërinë e Bashkuar materialet e ndihmave mjekësore të përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë për t'u përdorur në luftën kundër COVID-19, është nisur nga Etimesgut/Ankaraja”, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes kombëtare përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Sipër kutive me materialet e dërguara është shkruar në turqisht dhe anglisht “me sinqeritet të madh nga Turqia për popullin e Mbretërisë së Bashkuar”, si dhe një thënie e mendimtarit dhe poetit të njohur mistik të shekullit XIII, Mevlana Xhelaledin Rumi: “Pas momenteve dëshpëruese ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell.”

Turqia ka në plan t'i dërgojë Mbretërisë së Bashkuar materiale ndihmash mjekësore edhe ditën e shtunë.

Të mërkurën, ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dominic Raab, falënderoi Republikën e Turqisë gjatë një bisedë telefonike me homologun turk, Mevlut Cavusoglu, për dërgimin e furnizimeve mjekësore për të ndihmuar vendin e tij që ti bëjë ballë pandemisë së koronavirusit, sipas burimeve diplomatike.

Raab tha se ky është një “tregues i miqësisë së fortë midis dy vendeve”.

Më parë Turqia ka dërguar ndihma mjekësore gjithashtu për Italinë, Spanjën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën dhe Shqipërinë.



Lajme të ngjashme