“Turqia e ndihmon Ballkanin në periudhat më të vështira, kurse BE-ja nuk duket gjëkundi”

Zyrtarë të partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) kanë vlerësuar nga «Twitter» ndihmat mjekësore që Turqia ka bërë këto ditë për vendet e Ballkanit Perëndimor kundër pandemisë globale Covid-19.

1394934
“Turqia e ndihmon Ballkanin në periudhat më të vështira, kurse BE-ja nuk duket gjëkundi”
Balkan tıbbi yardım 1.jpg
Balkan Yardım.3.08.04.jpg
Balkan Yardım.2.08.04.jpg
Balkan Yardım.1.08.04.jpg
balkanlara yardim 2.jpg
balkanlara yardim 3.jpg
balkanlara yardim.jpg
Turkiye balkanlar tibbi yardim.jpg
numan kurtulmuş.jpg

Zëdhënësi i Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik ka bërë vlerësime në lidhje me ndihmat mjekësore që po dërgon Turqia në vendet e Ballkanit me qëllim që t'u sigurojë atyre mbështetje në luftën kundër epidemisë së re të koronavirusit (Covid-19) dhe pozicionin e vendeve evropiane në këtë proces.

 

Unë kam dëgjuar vazhdimisht nga shumë politikanë brenda Bashkimit Evropian (BE) deklarata të tilla: "Duhet ndaluar influenca në rritje e Turqisë në Ballkan", shkruan Omer Celik në një postim që ka bërë në llogarinë e tij në «Twitter», të cilin e vazhdon kështu:

"Qëllimi i disa vendeve evropiane në marrëdhëniet e tyre me Ballkanin është ndërtuar vetëm mbi thyerjen e ndikimit të Turqisë. Dhe kur Ballkani ka nevojë për ndihmë në luftën me epideminë e virusit, asnjë prej tyre [vendeve evropiane] nuk duket gjëkundi. Ndërsa Turqia u ofron ndihmë vendeve të Ballkanit në periudhat më të vështira. Ajo çfarë Turqia bëri e vetme, Bashkimi Evropian (BE) nuk arriti ta bëjë as për Italinë dhe Spanjën, dhe as për vendet e Ballkanit Perëndimor."

Çelik vuri në dukje se Turqia, si një shtet me rrënjë dhe i fortë evropian, ka treguar se është një garanci për gjeografinë evropiane.

"Evropa nuk mund të përkufizohet pa Turqinë. Avioni i ndonjë prej vendeve të fuqishme evropiane nuk është parë të fluturojë mbi Itali, Spanjë, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Kurse Turqia e bart kudo flamurin në emër të solidaritetit njerëzor. Turqia po i përmbush e vetme përgjegjësitë e saj në nivel kontinental në emër të solidaritetit humanitar, lidhjeve historike, përgjegjësive rajonale dhe globale që ka",- u shpreh zëdhënësi Omer Çelik.

Në postimin e tij Çelik tha se Turqia është vendi i vetëm që mund të tregohet si shembull në emër të solidaritetit të NATO-s.

Kurse nënkryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) në lidhje me çështjen ka bërë këtë postim në llogarinë e tij në «Twitter»: "Ne, si miq të ngushtë të popujve të Ballkanit, do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet me ata në këto ditë të vështira. Ndihma që Turqia po i jep Bosnjës-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Serbisë tregon se Turqia është një vend mik si në ditë të mira, ashtu edhe në ditë të këqija”.



Lajme të ngjashme