Suksesi në luftën kundër Covid-19 në Turqi do të arrihet në sajë të masave të hershme

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca bëri të ditur që në qoftë se arrihet sukses në izolim në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në Turqi atëherë do të përfitojnë plotësisht nga avantazhi i masave të hershme.

1392859
Suksesi në luftën kundër Covid-19 në Turqi do të arrihet në sajë të masave të hershme

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca bëri të ditur që në qoftë se arrihet sukses në izolim në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në Turqi atëherë do të përfitojnë plotësisht nga avantazhi i masave të hershme.

Ministri Koca në llogarinë e tij në Twitter postoi një video ku krahasohen masat e marra në luftën kundër Covid-19 në Turqi dhe Evropë.

Në video Koca deklaroi se masat e marra kundër koronavirusit në bazë evropiane tregohen dita ditës, ndërsa tha: “Në mesin e vendeve evropiane ne jemi vendi që mori masat më të hershme. Nëse tregohemi të suksesshëm në izolim, mund të përfitojmë plotësisht nga masa e hershme”.

Në video ministri Koca njoftoi se “Masat e para kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit vendet evropiane filluan t’i marrin një muaj pas shpërthimit të epidemisë, ndërsa Turqia u vu në veprim në ditët e para të shpërthimit të kësaj epidemie”.

Sipas kësaj rasti i parë i infektimit në Francë u shënua më 24 janar, në Gjermani më 28 janar, në Itali, Spanjë dhe Britaninë e Madhe më 31 janar, ndërsa në Turqi rasti i parë u regjistrua më 11 mars.

Pas shfaqjes së rasteve të para të infektimeve shkollat dhe universitetet në Itali u mbyllën pas 39 ditëve, në Spanjë pas 40, në Angli pas 47, Gjermani dhe Francë pas 49 ditëve, ndërkaq në Turqi 1 ditë pas regjistrimit të rastit të parë të infektimit.

Ndërkohë që vendet e frekuentuara në masë nga njerëzit në Itali u mbyllën pas 41 ditësh, në Spanjë pas 43, Gjermani pas 48, Angli pas 49 dhe në Francë pas 50 ditësh nga shpërthimi i epidemisë, në Turqi këto vende u mbyllën 4 ditë pas regjistrimit të rastit të parë, pra më 15 mars.

Ndërkaq aktivitetet kolektive publike në Itali u ndaluan 39 ditë më pas, në Spanjë 41 ditë, Angli 42 ditë, Gjermani 45 ditë, në Francë 48 ditë më pas ndërsa në Turqi 1 ditë pas rastit të parë.

Kufizimet në udhëtime dhe transport në Itali dhe Gjermani u vendosën 39 ditë më pas, në  Spanjë 43, Angli dhe Francë 53 ditë më pas ndërsa në Turqi më 13 mars 2 ditë pas regjistrimit të rastit të parë të infektimit.

 


Lajme të ngjashme