Erdogan: Së shpejti në Stamboll do të ndërtojmë edhe dy spitale të reja për epideminë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (COVID-19) do të ndërtohen 2 spitale në Stamboll.

1392462
Erdogan: Së shpejti në Stamboll do të ndërtojmë edhe dy spitale të reja për epideminë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (COVID-19) do të ndërtohen 2 spitale në Stamboll.  

Presidenti Erdoan bëri një deklaratë pas mbledhjes së kabinetit, që edhe këtë javë u zhvillua me anë të videokonferencës.

Ai tha se hap pas hapi janë duke u marrë masa kundër koronavirusit.

“Në Jeshilkëj (Yeşilköy), në Aeroportin Ataturk dhe në Sanxhaktepe (Sancaktepe) do të ndërtojmë spital me kapacitet nga 1 mijë persona secili dhe ato do ti përfundojmë brenda 45 ditëve”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se është kapërcyer një fazë e rëndësishme duke bërë mbi 20 mijë teste në ditë dhe në spitale nuk ka asnjë problem për diagnostikimin dhe kurimin e personave të infektuar.

Erdoan tha se nga aspekti i pajisjeve të shëndetësisë, ushqimit dhe pastrimit Turqia është në një pozicion të mirë.

“Shteti ekziston për ditë të këtilla. Shpreh mirënjohjen time për unitetin dhe solidaritetin e treguar”, u shpreh kreu i qeverisë turke.

Ai tha se, në luftën kundër koronavirusit janë të vendosur për të ulur në nivelin më të ulët lëvizjen e njerëzve duke siguruar që të gjithë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, përveç atyre që punojnë dhe janë me detyrë.  

“Për kapërcimin e kësaj epidemie ne zotërojmë jo vetëm mundësinë por edhe vendosmërinë morale”, tha Presidenti Erdogan duke shtuar: “Energjinë që kemi depozituar duke qëndruar në shtëpi këto ditë, shpresojmë ta vlerësojmë duke punuar më shumë në periudhën në vijim dhe duke prodhuar akoma më shumë”.

 



Lajme të ngjashme