Aksoy: Turqia do të jetë gjithmonë pranë popullit të Guinesë

Turqia shprehu dëshirën e saj që zgjedhjet e përgjithshme dhe referendumin për ndryshimin e kushtetutës, që u mbajtën njëkohësisht në Guine më 22 mars të japin rezultate pozitive për paqen, lumturinë dhe prosperitetin e popullit të Guinesë.

1391236

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy iu përgjigj me shkrim një pyetjeje në lidhje me zgjedhjet dhe referendumin për ndryshimin e kushtetutës në Guine.

Aksoy tha se Turqia dëshiron që zgjedhjet dhe referendumin për ndryshimin e kushtetutës, që u mbajtën njëkohësisht në Guine të lindin rezultate pozitive për paqen, lumturinë dhe prosperitetin e popullit të këtij vendi dhe shtoi: “Në këtë aspekt, ne besojmë se procesi politik do të zbatohet me botëkuptimin e qasjes gjithëpërfshirëse dhe konstruktive në përputhje me preferencat dhe pritjet e popullit të Guinesë”

“Turqia do të vazhdojë të mbështesë hapat e ndërmarrë nga vendi mik, Guinea drejt zhvillimit dhe stabilitetit të vendit”, u shpreh Aksoy.

Në zgjedhjet e përgjithshme në këtë vend, Partia e Marshimit të Popullit (RPG) në pozitë kishte fituar 75 nga 114 karriget në kuvend.

Krahas këtyre zgjedhjeve u zhvillua edhe referendumi për ndryshimin e kushtetutës, që mundëson mandatin e tretë të presidentit, Alpha Conde.

Propozimi për ndryshimin e kushtetutës u pranua me 91,59% të votave.

Lajme të ngjashme