Turqia ndihmon Spanjën dhe Italinë me materiale shëndetësore

Një avion ushtarak turk me ndihmë mjekësore u nis nga Ankaraja për në Itali dhe Spanjë, vendet më të goditura nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Evropë.

1388920
Turqia ndihmon Spanjën dhe Italinë me materiale shëndetësore
koronavirus-turkiye_7059.jpg
Turkiye ispanya italya yardim1.jpg
Turkiye ispanya italya yardim.jpg

Turqia ka zgjatur dorën e ndihmës për Spanjën dhe Italinë, vendet më të prekura nga koronavirusi i ri (Coviv-19) në botë dhe që janë kthyer njëherësh në vatra të epidemisë në Evropë.

Me mijëra materiale të ndihmës shëndetësore si: maska dhe veshje për mbrojtje personale, lëngje antibakteriale, materiale këto që sigurojnë masa mbrojtëse dhe që janë prodhuar me mundësi vendore dhe kombëtare në fabrikat, rrobaqepësisë ushtarake, Ndërmarrjen e Makinave dhe Industrisë Kimike (MKE), të cilat janë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB), u ngarkuan në një avion ushtarak cargo në aeroportin ushtarak “Etimesgut” të Ankarasë.

Sipër kutive me materialet e dërguara është shkruar në italisht dhe spanjisht një thënie e mendimtarit dhe poetit të njohur mistik, Mevlana Xhelaledin Rumi: “Pas momenteve dëshpëruese ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”, si dhe shënimi: “Me dashuri nga Turqia për popullin spanjoll”.

Avioni me ndihmat turke zbriti në Madrid dhe pasi të lërë ngarkesën me ndihma do të vazhdojë fluturimin drejt Italisë.

Numri i vdekjeve në Itali të martën arriti në 12.428, më i larti në nivel global. Ndërsa numri i të vdekurve të raportuar nga Spanja është 8.189.

Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, virusi, është përhapur në të paktën 180 vende dhe rajone të botës, sipas universitetit amerikan “Johns Hopkins”.

Të dhënat tregojnë se numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën i ka tejkaluar 860.100, kurse me numri i vdekjeve është mbi 42.300 dhe më shumë se 178.300 janë shëruar.

 


Lajme të ngjashme