Oktay: Populli turk qëndron i bashkuar dhe në solidaritet gjatë kohëve të vështira

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) në lidhje me Fushatën Solidarizuese Kombëtare për luftën kundër epidemisë së tipit të ri të koronavirusit (COVID-19) tha se është simbol që tregon solidaritetin e popullit turk.

1389137
Oktay: Populli turk qëndron i bashkuar dhe në solidaritet gjatë kohëve të vështira

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) në lidhje me Fushatën Solidarizuese Kombëtare për luftën kundër epidemisë së tipit të ri të koronavirusit (COVID-19) tha se është simbol që tregon solidaritetin e popullit turk.

Oktay, në një lidhje telefonike në programin e drejtpërdrejtë të kanalit televiziv të Radio Televizionit Turk (TRT), bëri një vlerësim në lidhje me Fushatën Solidarizuese Kombëtare, që filloi me pararojën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan). 

Ai tërhoqi vëmendjen në unitetin e popullit turk dhe shtoi: “Në kohët normale uniteti dhe bashkimi tek popullit turk është diçka më vete, por kur na ndodh diçka, populli turk është një vend që di të qëndrojë drejt në këmbë, i bashkuar dhe një grusht i vetëm”.  

Oktay tha se kur filloi epidemia në Kinë, Turqia filloi të marrë çdo lloj mase dhe shtoi: “Ajo që po bëjmë tani është simbol i unitetit dhe solidaritetit si një masë shtesë ndaj atyre (masave) që janë marrrë. Ne jemi duke bërë deri në fund atë që mundemi. Këto do të vazhdojmë ta bëjmë gjithmonë. Edhe këtë virus dhe këtë shqetësim do ta kapërcejmë fuqishëm me unitet të gjithë së bashku. Këtë proces do ta lëmë pas dhe do ta kujtojmë me fëmijët tani si një periudhë të shembullit të unitetit”.

Ai i bëri thirrje duke thënë: “Qëndro në shtëpi Turqi”.

Edhe Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Alltun (Altun) i lidh me telefon dhe dha mbështetje për këtë fushatë.

“I ftoj të gjithë qytetarët që kanë mundësi që të mbështesin solidaritetin. Ne kemi vënë re se ata janë dyndur për të mbështetur këtë solidaritet. Sepse sot është dita për solidarizim, mirësia është në brumin e popullit tonë”, tha Alltun.

 


Lajme të ngjashme