Koronavirusi në Turqi – Numri i vdekjeve arrin në 277

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën në mbrëmje se 63 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 277.

1389421
Koronavirusi në Turqi – Numri i vdekjeve arrin në 277

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusit është rritur në 15.679, pasi 2.148 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria duke pohuar se qytetarë të infektuar ka në të 81 rrethet e vendit.

Sipas saj, një total prej 333 pacientësh janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 979 pacientë po trajtohen nën kujdes intensiv dhe 692 prej tyre janë intubuar.

“Gjithashtu janë kryer 14.396 teste në 24 orët e kaluara dhe numri total i testeve të kryera deri më tani ka arritur në 106.799”, sqaroi Ministria turke e Shëndetësisë.

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës më 12 dhjetor 2019, pandemia globale COVID-19 është përhapur në të paktën 180 vende dhe territore, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dhënat e Universitetir “Johns Hopkins” tregojnë se më shumë se 887.000 raste janë raportuar në të gjithë botën që nga dhjetori i kaluar, me mbi 44.260 vdekje dhe afro 186.000 të shëruar.



Lajme të ngjashme