Erdogan: Infrastruktura shëndetësore dhe masat e marra në kohë janë avantazhi ynë më i madh

Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se avantazhi më i madh i Turqisë në luftën kundër epidemisë së tipit të ri të koronavirusit (COVID-19) është infrastruktura e saj shëndetësore.

1389343
Erdogan: Infrastruktura shëndetësore dhe masat e marra në kohë janë avantazhi ynë më i madh

Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se avantazhi më i madh i Turqisë në luftën kundër epidemisë së tipit të ri të koronavirusit (COVID-19) është infrastruktura e saj shëndetësore.

Presidenti dhe njëkohësisht Kryetari i Përgjitshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Erdoan me anë të një videokonference iu drejtua kryetarëve të degëve (rretheve) të partisë së tij.

Ai u shpreh për luftën kundër epidemisë së tipit të ri të koronavirusit që ka përfshirë edhe Turqinë dhe ka ndikuar tërë botën.

“Në këtë proces, avantazhi ynë më i madh është infrastuktura jonë e fuqishme e shëndetësisë dhe fillimi i hershëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje”, tha Erdoan.

Ai bëri të ditur se institucionet ndjekin me përpikmëri zbatimet dhe shtoi: “Qëllimi ynë është të lejmë pas këtë periudhë shqetësuese me sa më pak humbje”.

Ai i bëri thirrje edhe qytetarëve që të zbatojnë rregullat, duke thënë: “Sa më shumë të reduktojmë lëvizjen sociale dhe sa më shumë të zbatojmë distancën sociale, aq më shpejt do ta thyejmë këtë sëmundje. U kërkoj qytetarëve tanë që të mos dalin nga shtëpia deri sa të kalojnë kjo periudhë. Nëse çdo qytetar zbaton karantinën në mënyrë vullnetare nuk ka nevojë të marrim masa më të ashpra”.  

Erdoan nënvizoi se udhëtimet ndërurbane janë ndaluar pjesërisht, shërbimi i shëndetësisë, ushqimit dhe materialeve të pastrim/sterilizimit vazhdojnë pa pushim, arsimi vazhdon në distancë, në sektorin publik dhe privat mundohemi që puna të vazhdojë nga shtëpia. “Për të gjitha palët që janë ndikuar nga masat e marra për shkak të epidemisë kemi deklaruar mbështetje serioze dhe paketa shtyrjesh. Të ardhurat që do të mblidhen nga fushata e ndihmës me sloganin ‘Ne i mjaftojmë vetes tonë’ do ti shpërndajmë tek njerëzit në nevojë me anë të shoqatave të ndihmës dhe mbështetjes sociale”, tha Presidenti Erdoan.

“I bëj thirrje të gjitha organizatave tona që të marrin pjesë në fushatëm solidarizuese”, tha Erdoan.

Kurse në lidhje me prodhimin e maskave, ai bëri të ditur se punimet janë duke vazhduar në mënyrë të ngjeshur.

“Mundohemi që edhe të plotësojmë kërkesat tona edhe të ndihmojmë vendet mike që na bëjnë kërkesë. Jemi duke punuar shumë edhe për prodhimin e veshjeve mbrojtëse dhe dorashkave, tha Presidentit Rexhep Tajip Erdoan.   

 


Lajme të ngjashme