Çavusoglu: 98 nënshtetas turq kanë humbur jetën jashtë shtetit nga koronavirusi

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri të ditur se prej epidemisë së tipit të ri të koronavirusit (COVID-19) jashtë shtetit kanë humbur jetën 98 nënshtetas turq.

1388809

Në një lidhje telefonike në programin e drejtpërdrejtë të kanalit televiziv “TRT Haber”, ministri Çavushollu tha: “Për fat të keq, 98 nënshtetas turq kanë humbur jetën jashtë shtetit për shkak të koronavirusit. Ngushëllime”.

Ai bëri të ditur se nga 50 vende të botës është siguruar kthimi në atdhe i mbi 20 mijë qytetarëve turq dhe shtoi: “Deri më tani jashtë shtetit ka mbi 10 mijë nënshtetas turq. Sigurisht që duke marrë parasysh edhe kushtet e karantinës do të vazhdojmë t’i sjellim në Turqi. Për ata që nuk kemi sjellë vazhdojmë mbështetjen ndaj tyre”.

Lajme të ngjashme