Turqia dënon sulmet terroriste në Afganistan

Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet një deklarate me shkrim dënoi sulmet terroriste në Afganistan.

1388146
Turqia dënon sulmet terroriste në Afganistan

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme shkruhet: “Kemi mësuar me trishtim për sulmet terroriste të ditës së diel (29 mars) në provincat Tahar, Zabul, Helmand dhe Baghlan të Afganistanit, ku humbën jetën shumë forca afgane të sigurisë. Ne dënojmë fuqishëm këto sulme terroriste dhe dëshirojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën dhe u urojmë të plagosurve shërim të shpejtë. Ne i përcjellim ngushëllimet tona pupullit mik dhe vëlla të Afganistanit”.

Në sulmet e Talebanit në provincat Tahar, Zabul dhe në përleshjet në Baghlan ndërmjet Talebanit dhe forcave të sigurisë ishin vrarë 25 forca të sigurisë afgane.



Lajme të ngjashme