Koronavirusi në Turqi - Rritet në 214 numri i vdekjeve

Numri i humbjeve të jetës nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Turqi është rritur në 214, njoftoi të martën në mbrëmje Ministria e Shëndetësisë.

1388692
Koronavirusi në Turqi - Rritet në 214 numri i vdekjeve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të martën kanë humbur jetën edhe 46 pacientë të tjerë duke e çuar kështu në 214 numri e vdekjeve.

Nga 15 mijë e 422 teste që janë bërë 24 orët e fundit 2.704 kanë rezultuar pozitivë (të infektuar me Covid-19). Kështu numri i përgjithshëm i rasteve është 13 mijë e 531, vijon komunikata e Ministrisë.

Ndërsa numri të shëruarve pas trajtimit mjekësor është rritur në 243, sipas komunikatës së Ministrisë.



Lajme të ngjashme