Gazë – Fillon lufta kundër COVID-19 në spitalin e ndërtuar nga Turqia

Spitali i Miqësisë Palestinë-Turqi në Gazë, i cili është ndërtuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ka filluar të shërbejë në kuadër të luftës me koronavirusin e ri (COVID-19).

1388586
Gazë – Fillon lufta kundër COVID-19 në spitalin e ndërtuar nga Turqia

“Presidenti Mahmoud Abbas dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, ranë dakord gjatë një telefonate për të filluar operacionin e frenimit të koronavirusit në spitalin e Gazës”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë palestineze, Ibrahim Melhim.

Ai falënderoi qeverinë dhe popullin turk për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Palestinën.

Financuar nga TIKA, ndërtimi i spitalit prej 180 shtretërve ka përfunduar në vitin 2017.

Autoritetet palestineze kanë konfirmuar 117 raste të koronavirusit deri më tani, nga të cilat 10 në Rripin e Gazës.

Sistemi shëndetësor i Gazës, i cili është dëmtuar rëndë nga bllokada 13-vjeçare e Izraelit, vuan nga një mungesë e theksuar e barnave dhe pajisjeve mjekësore.



Lajme të ngjashme