Biseda telefonike Erdogan-Trump, në fokus tema të rëndësishme

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

1388643

Në bisedë u shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale si dhe tipi i ri i koronavirusit (COVID-19), që ka ndikuar tërë botën.  

Dy liderët ranë dakord se lufta kundër epidemisë mund të jetë e sukseshme vetëm me solidaritetin dhe bashkëpunimin global.

Sipas deklaratës së bërë nga Departamenti i Komunikimit të Presidencës në bisedën telefonike, të dy liderët vendosën për të hedhur hapat e nevojshme për marrjen nën kontroll të ndikimeve të ndryshme të epidemisë dhe përcjelljen e të dhënave dhe eksperiencës në lidhje me këtë çështje (koronavirusin).  

Kurse në deklaratën e bërë nga Shtëpia e Bardhë theksohet se Erdoani dhe Trumpi “theksuan se bështetja e armëpushimit në Siri dhe Libi është e rëndësishme më shumë se gjithmonë”.  

Lajme të ngjashme