Suleyman Soylu: Izolimi social është arritur në Turqi

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, deklaroi të dielën se izolimi social në kuadër të masave kundër llojit të ri të koronavirusit është arritur në Turqi.

1387478
Suleyman Soylu: Izolimi social është arritur në Turqi

Suleyman Soylu iu përgjigj nga media sociale pyetjeve në lidhje me rendin e ditës.

Ai tërhoqi vëmendjen se Turqia ka vepruar në mënyrë më të guximshme sesa vendet e tjera në lidhje me vendosjen e masave kundër pandemisë COVID-19 dhe se i ka ndërmarrë në kohë masa që duheshin marrë.

I pyetur nëse do të ketë ndalim të plotë apo të pjesshëm të qarkullimit gjatë ditëve në vijim, Soylu u përgjigj duke thënë se të gjitha masat mund të ndërmerren në rast se paraqitet nevoja.

“Izolimi social është arritur në Turqi. Ne s'hezitojmë të marrim çdo masë të mundshme. Jetesa është tërhequr në shtëpi në nivelin 95% momentalisht. Ne do të monitorojmë gjithashtu ditën e hënë dhe të martën”, theksoi mes të tjerash ministri turk i Punëve të Brendshme.



Lajme të ngjashme