Erdogan në G20: Epidemia na tregon se pavarësisht gjuhës dhe fesë, fati i botës është i njëjtë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se epidemia e tipit të ri të koronavirusit (COVID-19) i ka rikujtuar të gjithëve “se pavarësisht se fetë, gjuhët dhe vendet tona janë të ndryshme, fati ynë është i njëjtë”.

1385879
Erdogan në G20: Epidemia na tregon se pavarësisht gjuhës dhe fesë, fati i botës është i njëjtë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se epidemia e tipit të ri të koronavirusit (COVID-19) i ka rikujtuar të gjithëve “se pavarësisht se fetë, gjuhët dhe vendet tona janë të ndryshme, fati ynë është i njëjtë”.

Në fjalimin e mbajtur të enjten në Samitin e Jashtëzakonshëm të Liderëve të G20, që u zhvillua nëpërmjet videokonferencës, Erdoani shprehu keqardhjen e tij për jetët e humbura për shkak të epidemisë dhe falenderoi të gjithë punonjësit e shëndetësisë që punojnë me altruizëm.   

Ai tha se Turqia ndjek situatën nga afër prej fillimit dhe ka vënë në jetë me shpejtësi masat e nevojshme.

“Ne jemi duke bërë përpjekjen e mundshme për të mos braktisur vendet mike dhe vëllazërore në këto ditë të vështira. Unë besoj se kjo epidemi na ka rikujtuar edhe një herë të vërtetën që pavarësisht se fetë, gjuhët dhe vendet tona janë të ndryshme, fati ynë është i njëjtë. Të gjithë nuk kemi luksin të zbatojmë politika të njëanshme mbrojtëse. Sistemi tregtar ndërkombëtar i lirë, i hapur dhe i bazuar në rregulla, me masat tona të marra, ka luajtur një rol të rëndësishëm në reduktimin e efektit të epidemisë. Është e rëndësishme që të gjitha masat kombëtare që do të marrim në këtë kuadër të jenë në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe të nxisin bashkëpunimin ndërkombëtar”, u shpreh Presidenti Erdoan.

Ai tha gjithashtu se duhet përciellë akumulimi i njohurive në lidhje me kontrollin e epidemisë dhe diagnostikimin e kurimin e pacientëve të infektuar dhe nënvizoi se epidemia e koronavirusit ka treguar edhe një herë rëndësinë e frymës së bashkëpunimit dhe kompromisit të G20.

Duke theksuar se në luftën kundër epidemisë disa vende të zhvilluara janë duke u përballur me vështirësi serioze, ai bëri të ditur se në vendet ku ka përleshje dhe luftë sistemi shëndetësor është rrënuar plotësisht.  

Kreu i shtetit turk theksoi se me në krye refugjatët, personat e zhvendosur me detyrim janë pala më në dezavantazh përballë kësaj epidemie dhe shtoi: “Ndërkaq edhe unë dua të shprehem se përvetësoj çështjen për të ndihmuar vendet në zhvillim dhe veçanërisht ato të Afrikës. Dua të theksoj se ky virus, që përbën kërcënim për të gjithë ne, në të njëjtën kohë na jep rastin për të qenë të gjithë së bashku ndaj një armiku të përbashkët të njerëzimit. Përballë kësaj fatkeqsie, Turqia, ashtu si gjithmonë është e gatshme të veprojë në solidaritet dhe me bashkëpunim”.   

 

 


Lajme të ngjashme